Celebrities Gossip Showbiz

Lana Del Rey në një romancë me reperin Quavo?!

Këngëtarja e njohur Lana Del Rey ka nxitur thashethemet për një lidhje me reperin e njohur Quavo. Dyshja u panë bashkë në festën e Grammy në Los Angeles. Lana mbërriti me reperin Quavo gjë që shkaktoi mediat të flasin për një romancë të mundshme mes tyre.

Rikujtojmë se para disa kohëve Lana del Rey i dha fund romancës me muzikantin Evan Winiker. 38-vjeçarja tha se Evan kishte një problem të egos që shkaktoi prishjen e marrëdhënies së tyre. Këngëtarja tha se thjeshtësia e shtëpisë së saj u bë një provë “aksidentale” për të tjerët në jetën e saj.

Ne patëm disa grindje për këtë shtëpi. Ndjehem sikur edhe djali më i qetë nuk dëshiron vërtet të qetësohet këtu. Nuk do të përmend emra dhe çfarëdo qoftë, por ai me të vërtetë më tronditi mua. Ky ishte në fakt fundi i një lidhjeje.

Së fundmi reperi Quavo bëri bujë në mediat sociale pasi publikoi një video të tij duke shijuar një hot-dog për të cilin ai pretendoi se kushtonte shumë. Ai zgjodhi një garniturë të pazakontë, përtej ketchup-it dhe mustardës tipike. Në veçanti, hot-dogu është spërkatur me ar, gjë që sipas tij ka rritur ndjeshëm çmimin e ushqimit.  “100,000 dollarë hot dog”,-tha Quavo teksa shijonte ushqimin. Ndërkaq, në vitin 2012, “Today” raportoi se një hot-dog si ai që konsumoi reperi do t’i kushtonte një restoranti rreth 2300 dollarë.