Këngëtarja e njohur Lana Del Rey dhe bashkëshorti i saj, Jeremy Dufrene, u panë në Paris më të dashuruar se kurrë, gjatë sfilatës së modës së markës Valentino në kuadër të Javës së Modës, të dielën, më 5 tetor.
Çifti, që rrallë shfaqet në publik, tërhoqi vëmendjen e mediave dhe fansave me paraqitjen plot elegancë dhe momentet e përzemërta që ndanë me njëri-tjetrin.
Del Rey (40 vjeçe) mahniti me një fustan të gjatë ngjyrë livando, të kombinuar me një çantë të qëndisur Valentino, ndërsa Dufrene (50 vjeç) zgjodhi një kostum blu të errët me një bluzë bezhë dhe kapelë elegante.
Brenda eventit, çifti nuk ngurroi të tregonte afeksionin e tyre publikisht: ata shkëmbyen puthje dhe buzëqeshje të vazhdueshme, ndërsa në një moment Dufrene vendosi dorën në shpinën e këngëtares në mënyrë mbrojtëse.
Në një moment të ëmbël, Lana iu afrua fansave dhe me humor tha:
A nuk është burri im i lezetshëm?
-duke shkaktuar duartrokitje dhe brohoritje.
Dalja e tyre romantike ndodhi vetëm pak ditë pas përvjetorit të parë të martesës.
Më 26 shtator, këngëtarja ndau në Instagram disa foto nga dasma e tyre e zhvilluar në kënetat e Luizianës, duke treguar momentet e lumtura të ceremonisë intime.
Romanca e çiftit u bë publike për herë të parë në maj 2024, kur Lana e quajti Dufrene “i dashuri im” në një postim në rrjete sociale. Tre muaj më vonë, ata u panë të kapur për dore në Festivalin e Leeds në Mbretërinë e Bashkuar, duke konfirmuar lidhjen e tyre që tashmë është kthyer në një histori dashurie të admiruar nga fansat.