Gossip Showbiz

Emocion në skenë: Lana Del Rey ndalon koncertin për të puthur bashkëshortin e saj dhe e përlotur!

Lana Del Rey dhuroi një moment të paharrueshëm gjatë koncertit të saj më të fundit, kur ndaloi performancën për të përqafuar dhe puthur bashkëshortin e saj, Jeremy Dufrene, para mijëra fansave të emocionuar.

Gjatë interpretimit të baladës emocionale “Husband of Mine”, këngëtarja 40-vjeçare ndaloi këndimin, e prekur dukshëm nga atmosfera.

Ajo eci drejt skajit të skenës dhe kaloi nëpër radhët e sigurisë për të arritur te bashkëshorti i saj 50-vjeçar, Jeremy, i cili po e ndiqte koncertin nga afër.

Çifti u përqafua dhe shkëmbyen një puthje mes brohoritjeve të publikut, i cili mirëpriti këtë moment intim dhe të rrallë, duke qenë se ata e mbajnë jetën e tyre private larg syrit të medias.

Pas momentit të ndjerë, Lana u rikthye në skenë me lot në sy, duke vazhduar performancën e saj nën duartrokitjet e publikut.

Lana Del Rey dhe Jeremy Dufrene u martuan në shtator të vitit të kaluar, vetëm një muaj pasi u bë publike lidhja e tyre. Ceremonia e martesës u zhvillua në një ambient privat, dhe fotot e publikuara nga “Daily Mail” e treguan këngëtaren me një fustan nusërie elegant dhe një fjongo në flokët e kapur bisht kaçurrela, ndërsa Dufrene kishte zgjedhur një kostum të zi klasik.

Ky moment i papritur në skenë u kthye menjëherë në një nga momentet më të komentuara të koncertit dhe u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, duke prekur zemrat e fansave në mbarë botën.