Botë e Çuditshme Travel

Larg botës së teknologjisë moderne, ky komunitet jeton ende si në vitet 50′!

Banesa me një peizazh baritor, burra me kapele kashte duke hipur në karroca me kuaj, mund të duken si elemente të kohëve të kaluara në Midwest-in amerikan. Në fakt, ky stil jetese ende vazhdon të ruhet në Belize, në Amerikën Qendrore, ku një komunitet i mbyllur protestant prej 12 000 vetash, shmangin teknologjinë moderne dhe në disa raste edhe energjinë elektrike.

Anëtarët e këtij sekti nisën të lëvizin nga Evropa që nga shekulli i 16-të, në kërkim të tokave bujqësore të izoluara, për t’i shpëtuar persekutimit. Në fund të viteve 1950, një grup prej mbi 3000 menonitësh kanadezë emigruan në Belize.

Ardhja e tyre pasoi me një marrëveshje me qeverinë vendase, e cila u ofroi atyre tokë, liri fetare dhe përjashtim nga taksa të caktuara. Në këmbim, vendi ka shijuar frytet e bujqësisë së tyre. Sot, menonitët dominojnë tregjet e brendshme të shpendëve dhe qumështit në Belize, pavarësisht se përfaqësojnë më pak se 4% të popullsisë.

Të lejuar për të drejtuar shkollat e tyre, menonitët e Belizës kanë shkallë të ulët të arsimimit në krahasim me grupet e tjera etnike të vendit, me vetëm 5% që përfundojnë arsimin e mesëm. Ata kryesisht mbështeten në bujqësinë tregtare, brenda komunitetit të tyre. Fotografi Jake Michaels i cili u bë pjesë e një projekti për të zbuluar më shumë për këtë komunitet tha për “CNN” se:

Bota e tyre kryqëzohet tani më shumë me botën moderne sesa më parë. Ka disa menonitë që punojnë së bashku me njerëzit e tjerë në Belize, kështu që ata janë të vetëdijshëm për botën e jashtme dhe atë që po ndodh. Fotografitë e shumta fiksojnë një shoqëri të mbetur pas në kohë, që reflektohet në veshje, stil jetese, e gjithçka që të kthen pas në vitet 1950. 

Për më shumë shikoni fotot e tjera…

Rikujtojmë, se nëse doni të udhëtoni tani që vjeshta po afron për një eksperiencë ndryshe, tetori sjell festivale të korrjes, festën e Halloween-it dhe gjethjen më të mirë të vitit. Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar të shihni disa gjethe spektakolare të vjeshtës ose të ikni në Karaibet e ngrohta këtë vit, në këtë link do të gjeni disa nga vendet më të mira për të udhëtuar në muajin tetor.