Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities Film & Tv

Le të ndalemi një moment te paraqitja e Jared Leto-s në filmin “House of Gucci”!

Është zbuluar i pari “teaser trailer” dhe posterat e protagonistëve të “House of Gucci”. Filmi i regjisorit Ridley Scott që rrëfen historinë e lidhur me vrasjen e Maurizio Gucci-t tashmë ka edhe datën e daljes në kinema, më 24 nëntor 2021.

Protagoniste kryesore janë ylli i “A Star Is Born” Lady Gaga në rolin e Patrizia Reggiani-t dhe në krye të një kasti aktorësh të njohur si Adam Driver, Jared Leto, Al Pacino e Jeremy Irons.

Ajo çfarë po bëhet virale në rrjetet sociale dhe po komentohet gjithandej është paraqitja e Jared Leto-s i cili duhet thënë se nuk njihet fare. Totalisht një tranformim drastik i aktorit, duke nisur nga flokët, tiparet dhe format trupore. Po ju, si e komentoni këtë paraqitje?!

Vlen të theksojmë se disa kohë më parë Jared Leto humbi çdo gjurmë të Oscar-it të fituar në 2014-ën. Në një intervistë për “The Late Show with James Corden”, teksa foli për filmin e tij të ri, “The Little Things”, aktori deklaroi se nuk ishte i sigurt se ku ka përfunduar çmimi i shumëlakmuar.

Ndërkaq, sa i përket filmit “House of Gucci”, rikujtojmë se xhirimet për filmin nisën në shkurt të këtij viti në disa qytete të Italisë si Romë, Milano, Venecia, Firence e në Lago di Komo. Në trailerin online prezantohen protagonistët e historisë e botës luksoze në të cilën lëvizin: tensione, skandale e tradhëti me pasoja vdekjeprurëse.

Realizimi kinematografik nuk u prit mirë nga përfaqësues të familjes Gucci që folën për vjedhje të identitetit për qëllime përfitimi, që siç u shprehën “të rriten fitimet e sistemit hollivudian”.