Celebrities Gossip Showbiz

Ledri dhe Kida bashkojnë forcat për një projekt muzikor?!

Që prej tetorit të vitit të kaluar disa zëra thonin se dy këngëtarët shumë të dashur të publikut, Ledri Vula dhe Kida do të bashkonin forcat për një projekt muzikor. Kjo pasi ata si rrallëherë kishin postuar një foto së bashku duke ngritur dyshime.

Tashmë duket se në fakt kjo gjë po realizohet sidomos pas kërkesës së shumtë të fansave. Burime pranë “Prive.al” kanë konfirmuar se këtë verë, Ledri dhe Kida do të vijnë me një bashkëpunim muzikor që pritet të jetë një hit i vërtetë.

Artistët të cilët asnjëherë nuk i kanë munguar “The Top List” ende nuk kanë konfirmuar këtë fakt dhe sa i përket prurjes së tyre ende nuk ka detaje të qarta.