Showbiz

Ledri dhe Sara prindër për herë të parë, zbulohet gjinia e bebit

Javët e fundit është përfolur shumë mbi shtatzëninë e Sara Hoxhës, partneres së Ledri Vulës i cili vetëm pak ditë më parë festoi ditëlindjen.

Mbrëmjen e kaluar reperi ka postuar disa momente nga një ditëlindje private ku ka shfaqur disi edhe Sarën e cila dukej shumë tërheqëse me një fustan lejla pastel.

Burime pranë “News31” kanë konfirmuar shtatzëninë e bukuroshes teksa kanë publikuar një video ekskluzive të çiftit duke kërcyer gjatë festës, dhe barku i rrumbullakosur i Sarës duket qartë.

Gjithashtu mësohet se dyshja e famshme janë në pritje të një vajze dhe se shumë shpejt pritet që të reagojnë kundrejt këtij lajmi kaq të bukur.