Big Brother Radio Celebrities Magazine Showbiz

Lidi Delia: “Po të isha si Juli dhe Romeo, do ta fitoja edhe unë Big Brother”!

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë ish-banori i këtij edicioni Lidi Delia, i cili në këtë intervistë ekskluzive u shpreh në lidhje me eksperiencën e tij jo shumë të gjatë brenda këtij formati. Edhe pse ishte shumë afër finales, ai bëri një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e tij për video-t më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

A do donte Lidi të hynte që prej fillimit të programit?

Me të thënë të drejtën, unë kam thënë diçka. Po të hyja prej fillimit patjetër që do të ishte një gjë tjetër. Dhe kam bë një paralelizëm që po të kisha pasur vendin e Romeos dhe të Julit me të gjithë ato gjëra që kanë ato, do ta fitoja Big Brother-in. Kanë qenë pjesë e familjes së Top-it. Janë familjarizuar me skenën, me stafin. Këtë këtë. Jo të kisha Heidin.