Celebrities Gossip Music Showbiz

Loredana është tashmë e para artiste gjermanishtfolëse që arrin suksesin e jashtëzakonshëm!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Sukseset e Loredanës nuk kanë të ndalur e vetëm pak më parë reperja me anë të një Instastory ka treguar se tashmë ka arritur një tjetër sukses. Reperja ka tejkaluar zyrtarisht 1.2 bilion transmetime në ‘Spotify’. Ajo mbetet artistja femër më e transmetuar gjermanishtfolëse në këtë platformë.

 

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga publikimi i këngës së saj të re, një bashkëpunim me artistin Yll Limani, i cili titullohet “Kriminele” dhe është pëlqyer shumë nga publiku. Së fundmi Loredana me anë të një postimi në Istastory ka treguar se po punon për këngën e saj të re, pasi shfaqet në një studio muzikore.

Loredana ka publikuar këngën e saj më të re, e cila është një bashkëpunim me artistin e njohur, Yll Limani dhe titullohet “Kriminele”. Ky është bashkëpunimi i tyre i parë muzikor dhe duket se u pëlqye menjëherë nga publiku, pasi deri tani ka kaluar 7 milionë klikime në platformën YouTube.