Celebrities Gossip Music Showbiz

Loredana, një nga 10 reperet femra më të klikuara në botë!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

Së fundmi reperja ka postuar në Instagram një tjetër sukses të saj. Duket se Loredana është një nga reperet femra më të klikuara në YouTube dhe është e listuar e 7 nga të gjitha reperet në botë me 0.88 bilion klikime.

Reperja dallohet shumë për veçantinë në stlin e saj dhe shpesh na ka treguar se ka qejf të eksperimentojë. Së fundmi me një postim, bukuroshja na ka treguar një tjetër version të sajin, ku shfaqet me flokë portokalli. Loredana duket si një vajzë tjetër dhe mund të themi me plot gojë se i shkojnë shumë.

Loredana ka postuar në ‘Instastory’ një ‘Ask’ për t’ju përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj, ku një ndër tyre ka marrë vëmendjen e të gjithëve, pasi i ka dhënë fund aludimeve të shumta lidhur me marrëdhënien e saj me ish partnerin dhe babain e vajzës së saj, Mozzikun. Reperja ka vendosur t’i përgjigjet disa pyetjeve duke shuar shumë kuriozite dhe duke i dhënë fund kështu të gjitha aludimeve lidhur me jetën e saj personale. E pyetur nëse ka kontakte me Mozzik, Loredana është përgjigjur me një “Jo” dhe për faktin nëse është në një lidhje ajo është përgjigjur “PoJo”.