Celebrities Food & Drink

Lori Hoxha na tregon si ta bëjmë panettone-n më të shijshme!

Jemi në prag fundviti dhe me ardhjen e festave, shtohen edhe ushqimet speciale që i shkojnë më së miri kësaj periudhe. E një nga ëmbëlsirat që përkon më së miri me festat e Vitit të Ri është edhe panettone, e cila nuk mungon kurrë në këtë periudhë. Njerëz të ndryshëm zgjedhin shije të ndryshme me të cilën e preferojnë këtë ëmbëlsirë, por a e kishit menduar ndonjëherë se ka një metodë që mund ta bëni shumë herë më të shijshme panettone-n tuaj të preferuar?

Lori Hoxha është kujdesur që të na tregojë një mënyrë shumë të thjeshtë që vetëm në disa hapa mund të shijojmë një ëmbëlsirë shumë të veçantë. Me anë të disa Instastory-ve, Lori na ka treguar disa hapa të vegjël të realizimit:

Mëngjesi i fundjavës. Hapi 1: Shto panettone-n 

Hapi 2: Shto akullore

Hapi 3: Vendose në mikrovalë për 30 sekonda 

Hapi 4: Goja do t’ju shkojë lëng