Në Itali, Giovanni Lopez, 47 vjeç, vdiq tragjikisht në Settimo Torinese, në provincën e Torinos, pak para drekës së Krishtlindjes, pasi u mbyt me një kafshatë ushqimi. Tragjedia ndodhi në shtëpinë e prindërve të tij, në lagjen Borgo Nuovo, ku ishin mbledhur si familje për të festuar.
Teksa konsumoi një copë panettone, një kafshatë iu ngjit, duke e mbytur. Referuar hetimeve, fataliteti ndodhi nga një pjesë ushqimi e përbërë nga panettone dhe një mandarinë.
Menjëherë, familja njoftoi urgjencën mjekësore dhe u përpoq ta shpëtonte, por as autoambulanca që shkoi në vendngjarje brenda pak minutash, për fat të keq nuk mundi të bënte gjë duke e deklaruar “të vdekur”.
Karabinierët italianë në Settimo Torinese dhe mjeku ligjor nga autoriteti shëndetësor ASL To4 kryen hetimet e nevojshme. Zyrtarisht, vdekja u klasifikua si “mbytje aksidentale”.