Celebrities Gossip Showbiz

‘Nuk ia fal vetes’, Luizi dhe Kiara përballë publikut!

Situata e mbrëmshme në “Big Brother VIP” e krijuar nga Luizi vazhdon të mbetet një temë delikate brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Pas rrëfimit të tij se vuante nga një sëmundje e rrallë, mbrëmë gjatë Prime, këngëtari u shpreh se ajo histori nuk është e tij por e një shoku të tij duke mohuar kështu fjalët që vetë kishte thënë.

Këngëtari tregoi se ka pasur disa simptoma të ngjashme me të mikut të tij ndaj e frikësoi ideja se mund të vuante nga e njëjta sëmundje. Kjo histori deri tani ka shokuar të gjithë banorët dhe opinionin publik. Për të qetësuar të gjithë, Luizi është dërguar live në transmetim në spital dhe doktoresha e spitalit “Shefqet Ndroqi” deklaroi se pas analizave Luizi doli i pastër, pra pa asnjë rrezik për një sëmundje të rëndë.

Ai zhgënjeu banorët në shtëpi si edhe publikun, por duket se shqetësimi kryesor i Luizit është se si të rregullojë marrëdhënien me Kiarën. Shumë kritik ndaj vetes Luizi u shpreh si më poshtë.

E vetmja gjë që nuk ia fal vetes është që Kiara u penalizua prej meje dhe nuk e meriton. Kam dy ditë mundësi, por çfarë të bëj për dy ditë. Nuk dua ta rregulloj unë me të, dua atë dhe veten me ata jashtë.