Celebrities Gossip Showbiz

“Kam tërë natën e tërë ditën që qaj…” Luizi i flet me lot në sy banorëve!

Situata e mbrëmshme në “Big Brother VIP” e krijuar nga Luizi vazhdon të mbetet një temë delikate brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Pas rrëfimit të tij se vuante nga një sëmundje e rrallë, mbrëmë gjatë Prime, këngëtari u shpreh se ajo histori nuk është e tij por e një shoku të tij duke mohuar kështu fjalët që vetë kishte thënë.

Këngëtari tregoi se ka pasur disa simptoma të ngjashme me të mikut të tij ndaj e frikësoi ideja se mund të vuante nga e njëjta sëmundje. Kjo histori deri tani ka shokuar të gjithë banorët dhe opinionin publik. Për të qetësuar të gjithë, Luizi është dërguar live në transmetim në spital dhe doktoresha e spitalit “Shefqet Ndroqi” deklaroi se pas analizave Luizi doli i pastër, pra pa asnjë rrezik për një sëmundje të rëndë.

Kjo situatë e ndërlikuar ‘ka trazuar ujërat’ në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe sigurisht që banorët presin një përgjigje nga Luizi. Ky i fundit ka analizuar veprimin e tij dhe me lot në sy ka folur me Armaldon dhe Ronaldon.

Ia bëra vetes. Mënyra edhe e të shprehurit, edhe e të thënit është gomarllëk. Ma lër të dal. Nuk jam ky që sheh. Po të betohem lotët nuk i kam për çfarë kam thënë, as për çfarë kam bërë, as si po silleni ju me mua. Kam tërë natën e tërë ditën që qaj…