Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Health & Beauty

Lumturia kërkon praktikë!

Asnjëherë nuk do të ketë lumturi për ata që nuk vlerësojnë çfarë kanë!

Kështu thotë një prej shumë shprehjeve të mençura të Gautama Buddha, themeluesit të budizmit.

Të gjithë duam të ndihemi të lumtur, të zgjohemi në mëngjes të buzëqeshur, me mendime mirënjohjeje në kokë e të jemi më aktivë por lumturia nuk sigurohet sa hap e mbyll sytë. Për të na duhet të praktikohemi çdo ditë, që ndjenjat për veten tonë e botën që na rrethon, të jenë sa më pozitive.

Në dekadat e fundit, tema e lumturisë sa vjen e po merr edhe më shumë vëmendje, me studiues të përqëndruar në fushën e “psikologjisë pozitive”. Ata duan të zbulojnë se çfarë na bën më të lumtur e të kënaqur në jetë?

Rezultatet nga të dhënat e mbledhura tregojnë se “të jesh i lumtur” është më e vështirë nga sa duket. Lumturia është emocion, ashtu si zemërimi, frika e mërzia. Për shkak se lidhet me momente të caktuara, nuk pritet të jemi të lumtur gjithë kohës. Ajo që të bën të lumtur duket tepër personale dhe varet nga gjendja fizike, humori e nga çfarë vlerëson në jetë.

Më mirë të synosh të ndihesh i përmbushur dhe i kënaqur se i lumtur gjithë kohën!

Lajmi i mirë është se ka disa gjëra që mund të bësh apo praktikosh çdo ditë për të monitoruar mendjen tënde:

Ji mirënjohës!

Bëj një përpjekje dhe vlerëso gjërat që ke në jetë dhe që i do shumë!

Ndrysho mënyrën e të menduarit!

Eshtë e thjeshtë të përqëndrohesh në atë që nuk shkon mirë në jetën tënde e të fiksohesh aty. Tento të mos mendosh për ato që nuk pëlqen, nuk ke apo nuk mund të ndryshosh!

Kultivo marrëdhënie pozitive!

Sa më shumë të lidheni me njerëz që pëlqeni, i doni, admironi dhe i ndjeni afër, aq më mirë do të ndiheni!

Gjeni kuptimin!

Gjeni vlera që i japin jetës suaj kuptim e qëllim dhe bëni zgjedhje të cilat i reflektojnë këto vlera pasi më të kënaqur do të jeni në jetë!

Duke e përshkruar lumturinë si tipar të veçantë çon në përfundimin e gabuar se duhet të jesh 100% i lumtur. Psikologët rikujtojnë se të ndjesh lumturi kërkon të kesh një jetë që sjell më shumë kënaqësi e ju bën të ndiheni më të përmbushur.