Celebrities Showbiz

Madonna sfidon moshën e saj me këtë veprim!

Madonna gjithmonë tregohet shumë e hapur me fansat e saj. Së fundmi këngëtarja e njohur ka postuar një video teksa shfaqet duke u stërvitur dhe duke vallëzuar. Mbretëresha e popit nuk kishte asapak frikë dhe nuk ngurroi aspak që të tregonte se përpos moshës së saj 63 vjeçare ajo përsëri është si një vajzë e re.

Ajo e postoi videon e saj në rrjetin social Instagram për 16.6 milionë ndjekësat e saj. Ylli e shoqëroi postimin e saj duke shkruar:

Duke u argëtuar shumë. Më falni për këpucët e shëmtuara, nuk më lejohet të kërcejë ende me taka! Shumë shpejt! #innercity @marlynortiz @stefbfit. 

Kujtojmë se shtatë herë fituesja e çmimeve ‘Grammy’ doli topless pas një perdeje të kuqe për të promovuar dokumentarin e saj i cili do të shfaqet në premierën më 8 tetor në Paramount+. Nëpërmjet disa postimve në rrjetin e saj social Instagram në InstaStory ajo ka dhënë më shumë detaje përsa i përket filmit të saj.

Fotografi personal i 63-vjeçares i mbretëreshës së Popit, Ricardo Gomes drejtoi filmin gjatë ndalesës që u bë në Lisbonë në Portugali gjatë të turneut të saj të 11-të të koncertit me 75 data, që përfshin periudhën 2019-2020.

Turi i ‘Madame X’ u mbyll më herët për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe Madonna u detyrua të anulonte 14 shfaqje gjithashtu për shkak të dëmtimeve të gjurit dhe ijëve. Superstarja e kishte përfunduar dokumentarin pothuajse në muajin prill dhe pas shtatë muajsh ajo e shfaqi për herë të parë për 12 persona në një teatër me 500 vende.

Në lidhje me të gjitha këto mesa duket Madonna vazhdon që të sfidojë moshën e saj dhe gjithmonë t’i surprizojë të gjithë fansat. Sidomos edhe me deklaratën e fundit në lidhje me shoqen e saj Britney ku foli për komunikimin e fundit që ka patur me të, rreth dy ditë më parë teksa merrte pjesë në premierën e koncertit të saj të ardhshëm “Madame X” në New York. Gjatë intervistës për “Entertainment Tonight”, 63 vjeçarja tregoi:

Fola më të për ta pyetur se si ishte, e urova për martesën, martesën e ardhshme me të fejuarin e saj. Unë e dua shumë atë.