Celebrities Gossip

Makina famëkeqe ku Tupac u qëllua për vdekje, tanimë në shitje!

Ai humbi jetën në një mënyrë të mistershme në vitin 1996. Historia e jetës së tij është futur edhe në rastet më të vecanta që përkojnë me të premten e zezë të 13 shtatorit. Së fundmi, mësohet se makina e tipit BMW 750IL me vit prodhimi 1996 në të cilën Tupac u qëllua dhe u vra ndërsa po linte një grindje në MGM Grand në Las Vegas, është përsëri në treg.

Makina e cila ishte regjistruar fillimisht nën “Death Row Records” tani po shitet nga “Celebrity Cars Las Vegas” për 1.75 milion dollarë. BMW-ja e zezë e reperit të ndjerë u shfaq në serialin “Pawn Stars” në vitin 2018 me një çmim të kërkuar prej 1.5 milion dollarë, por ende nuk ka gjetur një blerës.

Sipas shitësit, makina është restauruar plotësisht, por ruan një gropë të vogël ku ata besojnë se mund të ketë qenë një nga vrimat e plumbave. Seria 7 e epokës së viteve ’90 ka një motor 5.4 litra me 12 cilindra dhe një transmetim automatik me pesë shpejtësi me 121.043 kilometra që shfaqen në kilometrazh.

Meqenëse shumica e vlerës së makinës vjen nga vendi i saj në historinë e hip-hopit, do të sigurohen të dhëna që vërtetojnë pronësinë dhe historinë. Makina aktualisht është duke u shfaqur në “Las Vegas Celebrity Cars Auto Showroom” jo shumë larg vendndodhjes së incidentit të vitit 1996.

Rikujtojmë, se më 16 qershor Tupac Shakur do të festonte 50-vjetorin e lindjes, nëse do të ishte gjallë dhe kanë qenë të shumtë ata që e kanë përkujtuar artistin e ndjerë.

Një prej tyre ishte dhe aktorja dhe producentja amerikane, Jada Pinkett Smith, e cila ka nderuar mikun e saj duke ndarë në rrjete sociale një poezi të shkruar nga reperi dhe të papublikuar më parë. Ajo postoi në “Instagram” një video shoqëruar me një dedikim shumë prekës.

Gjithashtu, Tupac ka shkruar shpesh letra me dedikime të shumta dhe fjalë të ëmbla kur ishte adoleshent. Këto letra i janë kushtuar të dashurës së tij të vegjëlisë, Kathy Loy dhe vitin e kaluar dolën në ankand 22 prej tyre.