Celebrities Gossip Showbiz Travel

“Manjake” pas avionit të saj privat, Kim Kardashian nuk toleron as familjarët nëse shkelin rregullat!

Ylli televiziv Kim Kardashian duket se është shumë e rreptë me rregullat që vendos për pasagjerët e avionit të saj privat, ndërsa nuk bën përjashtim as për familjarët e saj. Bukuroshja i ndalon pasagjerët që të përdorin krem nxirës dhe të ulen në sediljet e avionit të saj me vlerë 150 milionë dollarë.

Ky informacion erdhi për publikun, pas shfaqjes së një episodi të reality show-t “The Kardashians”. Më konkretisht, Kylie Jenner i tha Kim Kardashian, përmes FaceTime, se ajo do të merrte një nxirje të shpejtë me sprajt para fluturimit të tyre. “A i ke parë sediljet prej kashmiri?” iu drejtua Kardashian.

Kim rikujtojmë se e bleu avionin në vitin 2021 dhe e quajti ‘Kim Air’. Pas episodit të “Keeping Up With Kardashians”, 41-vjeçarja theksoi se edhe ushqimi është i ndaluar. Në veçanti ajo i tha motrës së saj, e cila donte të hante makarona këto fjalë:

Po shkojmë në Itali. Nuk do të hash makarona në fluturim.

Siç raportohet nga Page Six, kjo nuk është hera e parë që Kim ka kërkesa nga pasagjerët e fluturimit të “Kim Air”. Ajo i ‘urdhëron’ të fshijnë këmbët në tapetin jashtë avionit para se të ngjiten në shkallë. Së fundmi Kim po merret dhe me dekorimin e shtëpisë.

Pasi lançoi me sukses linjën e veshjeve, të brendshmet, produktet e grimit apo kujdesin e lëkurës, ylli televiziv tani ka nxjerrë në treg një linjë aksesorësh për tualetin si pjesë e markës së saj Skkn by Kim. Por mbajtja e koshit tuaj të ri të mbeturinave të projektuar nga Kardashian do të jetë si të merreni me stërvitje, sepse ai, së bashku me gjithçka tjetër në koleksionin minimalist, është bërë nga betoni i pastër.