Celebrities Gossip Showbiz

Marka ‘Skims’ e Kim Kardashian nga tani vlen 4 miliardë dollarë!

Pasi u përqendrua fillimisht në të brendshmet që formësonin hiret trupore, sipërmarrësja në mënyrën më të zgjuar ka zgjeruar linjën e saj duke përfshirë gjithçka, nga rroba banje seksi te rrobat e rehatshme dhe popullariteti i Skims nuk duket se ka të ndalur.

Pothuajse çdo linjë shitet brenda pak minutash, me fansat që blejnë sutjena, mbathje, çorape, pizhame dhe të tjera të markës së famshme të Kardashian (ku ka përfshirë dhe disa ngjyra të reja gjithashtu).

Sipas New York Times, marka ka vlerësuar se do të arrijë në 750 milionë dollarë në shitje për vitin 2023, pasi arriti në 500 milionë dollarë vitin e kaluar.

Lajmi vjen pasi një grua e quajtur Angelina Wiley vlerësoi një kostum trupi Skims që i shpëtoi jetën në një TikTok viral.

Wiley kishte veshur një nga kostumet trupore prej 68 dollarësh, ndërsa ajo u qëllua katër herë në Kansas City, Misuri në natën e Vitit të Ri, duke thënë se “ishte aq e ngushtë sa që më ndaloi të rridhja gjak”.

Ndërkohë, ylli i “Kardashians” vazhdon të shfaqë modele të reja, duke ekspozuar një model me të brendshme nude në disa foto të reja në llogarinë e Skims Instagram të publikuara ditën e martë.

Ndërsa Skims pritet të zgjerohet në veshje edhe për meshkuj dhe të ketë më në fund dyqane fizike.