Këngëtarja e njohur Miley Cyrus u bë së fundmi dëshimtare nderi në dasmën e nënës së saj Tish Cyrus. Nëna e Miley, Tish Cyrus u martua me Dominic Purcell para miqve dhe familjes, katër muaj pasi shpallën fejesën e tyre. Menaxherja 56-vjeçare bëri publike lidhjen e saj me aktorin 53-vjeçar të “Prison Break” në nëntor 2022. Të shtunën, ata shkëmbyen betimet në një dasmë të vogël buzë pishinës në një vend në Malibu, Kaliforni.
![](https://www.justjared.com/wp-content/uploads/headlines/2023/08/tish-cyrus-wedding-miley-bridesmaid.jpg)
Tis Cyrus kishte pranë saj vajzën e saj Miley si dëshmitare nderi. Pjesë e ceremonisë martesore duket se kanë qenë edhe djali i saj, Trace dhe vajza Brandi. Dasma vjen më shumë se një vit pasi Tish paraqiti kërkesën për divorc nga këngëtari i Country, Billy Ray Cyrus. Ata ishin të martuar për gati 30 vjet.
![](https://cdn.justjared.com/wp-content/uploads/2023/08/tish-wedding/tish-cyrus-wedding-miley-bridesmaid-03.jpg)
Tish dhe Purcell e bënë publike lidhjen e tyre në korrik të vitit të kaluar, tre muaj pas divorcit me këngëtarin e “Achy Breaky Heart”. Ndërkaq, kjo ishte hera e tretë që Billy Ray dhe Tish ndaheshin dhe ndërmerrnin hapa drejt procedurave të divorcit. Rikujtojmë se pak muaj më parë muzikanti Billy Ray Cyrus u fejua me këngëtaren Firerose, rreth pesë muaj pasi bëri kërkesë për divorc nga gruaja e tij prej 28 vitesh.