Gossip Showbiz

Cody Simpson rrëfen për ish-et e famshme! Kylie Jenner ishte e para, ndërsa Gigi Hadid “dashuria e parë”?

Këngëtari australian Cody Simpson ka folur hapur për disa nga marrëdhëniet e tij më të njohura me figura të famshme të showbiz-it, përfshirë Kylie Jenner, Gigi Hadid dhe Miley Cyrus.

Në një intervistë në podkastin “We Need To Talk” with Paul C. Brunson, Simpson tregoi se Jenner ishte e dashura e tij e parë. Ata u njohën në premierën e filmit “The Twilight Saga: Eclipse” në Los Angeles në vitin 2010, ku shkëmbyen numrat e telefonit në tapetin e kuq.

Ishte një kohë kur ishim shumë të rinj. Shkonim në kinema dhe dolëm bashkë për rreth një vit. Ishte një përvojë e veçantë të ishim të dy në atë mjedis

-u shpreh ai.

Më pas, këngëtari foli për lidhjen me supermodelen Gigi Hadid, të cilën e përshkroi si “dashurinë e parë”. Dyshja u njoh përmes një miku të përbashkët dhe qëndruan së bashku për rreth dy vite, deri në ndarjen e tyre në vitin 2015.

Simpson tregoi gjithashtu se kishte krijuar një ide për një video muzikore vetëm për të pasur mundësinë ta ftonte Hadid në një takim, gjë që përfundimisht i afroi më shumë.


Lidhja e tij me këngëtaren Miley Cyrus erdhi disa vite më vonë, gjatë periudhës së pandemisë COVID-19. Sipas Simpson, ata u lidhën për shkak të përvojave të ngjashme në industrinë e muzikës pop për të rinjtë.

Ai theksoi se marrëdhënia e tyre ishte e ndërtuar mbi respektin dhe mbështetjen reciproke, megjithatë përfundoi pas rreth 10 muajsh në vitin 2020, për shkak të ndryshimeve në jetën e secilit.

Përveç këtyre lidhjeve, Cody Simpson ka qenë në marrëdhënie edhe me Ali Lohan dhe modelen Clair Wuestenberg.

Së fundmi, ai ishte në një lidhje katërvjeçare me notaren olimpike australiane Emma McKeon, e cila përfundoi në fund të vitit 2025. Aktualisht, këngëtari raportohet se është në një lidhje me influenceren amerikane Adelia Clark, me të cilën është parë së fundmi në Los Angeles duke shijuar momente romantike së bashku.