Bota Celebrities

Masakra në shkollën fillore në Teksas, reagimi i aktorit Matthew McConaughey nuk duhet humbur!

Amerika është në gjendje shoku. Një 18-vjeçar hapi zjarr në një shkollë fillore në Teksas, duke vrarë 19 fëmijë e dy të rritur, mes tyre një mësuese. Agresori u identifikua si Salvador Ramos dhe u ekzekutua nga policia në qytetin Uvalde. Kjo ishte masakra më e fundit në listën e gjatë të atyre që kanë përgjakur Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Së fundmi, pas kësaj ngjarje tragjike ka reaguar edhe aktori i njohur, Matthew McConaughey i cili ka shprehur se duhet të ndërmerren menjëherë masa. Aktori i “Dallas Buyers Club” tha se:

Edhe një herë kemi vërtetuar tragjikisht se po dështojmë të jemi përgjegjës për të drejtat që na japin liritë tona.

Ai tha se çdo amerikan duhet të pyesë:

Çfarë është ajo që ne vërtet vlerësojmë? Si ta zgjidhim problemin? Çfarë sakrificash të vogla mund të bëjmë ne sot individualisht, për të ruajtur një komb, shtet dhe lagje më të shëndetshme dhe më të sigurt nesër?.

Ai tha se amerikanët nuk mund të pranojnë të shtënat masive si ‘status quo’.

Si amerikanë, Teksas, nëna dhe baballarë, është koha që të rivlerësojmë dhe të rinegociojmë dëshirat tona nga nevojat tona. Ne duhet të riorganizojmë vlerat tona dhe të gjejmë një bazë të përbashkët mbi këtë realitet shkatërrues amerikan që është bërë tragjikisht çështja e fëmijëve tanë.

Ai e quajti atë një ‘epidemi’ që mund ta kontrollojmë duke shtuar se pavarësisht se si njerëzit anojnë politikisht, të gjithë e dinë se mund të bëjnë më mirë.

Duhet të merren masa që asnjë prind të mos përjetojë atë që kanë duruar prindërit në Uvalde dhe të tjerët para tyre.

Rikujtojmë se McConaughey lindi në Uvalde në vitin 1969 dhe nëna e tij ishte një mësuese kopshti në një shkollë vetëm pak kilometra larg nga shkolla fillore Robb, ku ndodhën të shtënat. McConaughey ka deklaruar së fundmi se është gati të kthehet në “Magic Mike 3”. Në një intervistë të fundit me ‘Variety’, aktori u shpreh se dëshiron të rikthehet në pjesën e tretë të ‘Magic Mike’.