Celebrities Gossip Showbiz

Mban syze me ngjyrë të kuqe gjatë xhirimeve, Simon Cowell tregon se çfarë fshihet pas kësaj!

Simon Cowell ka treguar se përse shihet shpesh me syze me ngjyrë të kuqe gjatë xhirimeve. Disa kohë më parë manjati i muzikës, hyri në Instagramin e tij dhe u shpjegoi disa fansave se syzet i duhen për arsye shëndetësore. Simon shkroi:

Sapo mora vesh sipas internetit se kam një ‘sëmundje misterioze’. Për këdo që është i shqetësuar, kam humbur dy audicione në fund të një dite, dy javë më parë, sepse kam migrenë pas ditëve të gjata në dritat e xhirimeve. Javën tjetër do të xhirojmë BGT në Mançester, mezi pres t’ju shoh atëherë. PS. Ja pse i mbaj këto syze. 

Simon Cowell u detyrua të tërhiqej nga xhirimet e Britain’s Got Talent pasi u godit nga një sëmundje. 64-vjeçari humbi një numër audicionesh pasi pati një dhimbje koke. Një burim i tha Daily Star:

Simon duhej të zhironte si zakonisht, por ai filloi të mos ndihej mirë. Pas disa diskutimesh, ai u tha të gjithëve se nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në xhirime.

Simonit i pëlqen të bëjë Britain’s Got Talent, ndaj ishte i mërzitur që duhej të humbiste xhirimet. Simon dhe gjyqtarët e tjerë të Britain’s Got Talent, Alesha Dixon, Bruno Tonioli dhe Amanda Holden, së bashku me prezantuesit Ant McPartlin dhe Declan Donnelly u kthyen në xhirimet për serialin e ardhshëm muajin e kaluar.

Ndërkaq, Cowell po bën një investim të madh në një markë të madhe alkooli në SHBA. 63-vjeçari, ka pasur një ndryshim në lidhje me investimet dhe karrierën e tij pasi la famën, duke shitur rezidencën e tij 45 milionë paund në Holland Park dhe duke reduktuar stafin në kompaninë e tij diskografike, Syco.