Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

“Mbeta duke gjurmuar se kush do puthet…”/Ish-konkurrenti i “BB” Elton Tozaj komenton raportet romantike brenda shtëpisë së “BBV”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio ish-konkurrenti i “Big Brother”, Elton Tozaj për të na treguar se si po i duket edicioni i tretë i “BBV”.

Në “BB” tonë kishte Prime vetëm të shtunave, ne nuk luanim për të kapur Prime-in. Në këtë edicion luhet për Prime-in, krijojnë ngjarje, sherre vetëm për këtë qëllim. Këtë vit janë futur njerëz që e duan protagonizmin, sulmojnë gjithë kohës.

Marrëdhënia që Ilnisa dhe Meritoni kanë së bashku, si e komenton Tozaj?

Ilnisa ka ndjenjën e mëmësisë kundrejt Meritonit, përkujdeset si të ishte nëna e tij. Të mos flasim pastaj për dashurinë që ka Ilnisa ndaj Merit. Unë dua një dashuri si ajo e atyre të dyjave. Sa i përket raportit që Ilnisa ka me Meritonin, ore a do puthen këta apo jo? Më duket vetja si ata pensionistët që dalin nga liqeni me vrimë te gazeta dhe gjurmojnë kush do puthet. Gjithë kohës gjurmoj ku janë këta të dy. Dje pash një skenë që m’u duk sikur u puthën por jo. Përveç ndjenjës së mëmësisë, Ilnisën e shoh të përfshirë kokë e këmbë dhe ndonjëherë më duket si ato gratë që po kërkojnë dashurinë dhe kjo e penalizon sepse e bën agresive me lojtarët e tjerë. Mendoj se do të jenë çifti më i lezetshëm nëse do të krijojnë lidhje madje për shikueshmëri do ia kalojnë edhe Romeos me Heidin. Ilnisa është posesive, e do Meritonin vetëm për vete, do dhe Merin vetëm për vete, është midis dy zjarreve.