Duhet ta mendosh disa herë para se të darkosh në restorantin e kuzhinierit të famshëm turk Nusret. Disa klientë të restorantit të tij në Abu Dhabi kanë postuar në rrjetet sociale faturën prej 160.000 euro dhe komentet nuk kishin të ndalur.
https://www.instagram.com/p/ClE06NML1ew/?utm_source=ig_embed&ig_rid=4c5957e9-f74b-441a-9262-a285af9a72e3
Ndërkaq, pasi kjo faturë u be virale, Gökçe u kundërpërgjigj duke postuar një video në Instagram me një biftek të mbuluar me fletë ari 24 karatësh. “Banka Federale – 24K flori”, ka përshkruar ai tek video. Vetë shefi i kuzhinës u shfaq i emocionuar nga fatura prej 161.550 euro. Ai shkruar në dixhiturën e fotos:
Cilësia asnjëherë nuk është e shtrenjtë.
https://youtu.be/J1qDxQqcehA
Rikujtojmë, se së fundmi restoranti i Nusret në Londër është kritikuar nga klientët që e kanë vlerësuar atë si një nga vendet më të këqija për të ngrënë në kryeqytetin britanik, sipas Tripadvisor. Sipas mediave të huaja, “Steakhouse Nusr-Et”, që hapi dyert e tij në Knightbridge disa muaj më parë, është përballur nga një numër kritikash të këqija në internet. Madje aty, siç bëhet e ditur më tej, ai renditet në vendin e 17,418 nga 17,488 restorante në Londër.