Bota

Mbi 16 mijë kafshë shtëpiake të braktisuara gjatë muajve të fundit në Francë!

16 mijë e 498 kafshë shtëpiake janë braktisur nga pronarët e tyre në Francë gjatë katër muajve. Në një deklaratë nga Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve (SPA), theksohet se 16.498 kafshë shtëpiake janë lënë në rrugë gjatë muajve maj, qershor, korrik dhe gusht, që konsiderohen si periudha e verës.

Në deklaratë thuhet se 4.054 nga kafshët kanë qenë qen dhe 11.564 mace. Shoqata tha se në vendstrehime lihen çdo ditë më shumë se 134 kafshë dhe se kjo shifër e lartë tregon papërgjegjshmërinë e pronarëve të kafshëve.

Sipas SPA-së, aktualisht në strehimoret e shoqatës ndodhen 7.994 kafshë dhe ky numër është 2,4 % më shumë se në vitin 2022. Në deklaratë thuhet se këtë vit janë adoptuar 13.131 kafshë në strehimore dhe se ky numër është ulur për 5,2 % krahasuar me vitin e kaluar.