Celebrities Showbiz

Mbretëresha është gati të përballet me Princ Harry-n dhe Meghan Markle!

Duka i Sussex-it së bashku me gruan e tij Meghan Markle u larguan nga familja mbretërore vitin e kaluar. Ai është shprehur se do të publikojë një autobiografi vitin e ardhshëm, e cila do të dokumentojë të gjitha përvojat, aventurat, humbjet dhe mësimet e jetës që e kanë ndihmuar në formimin e tij. Do të flasë për gjithçka që ka kaluar që i vogël dhe deri në atë që është sot. Duka së bashku me Meghan-in jetojnë në Kaliforni që pas largimit nga familja mbretërore.

Autobiografia për të cilën Princ Harry ka treguar që do të nxjerrë vitin e ardhshëm, duket se nuk është pritur fare mirë nga mbretëresha. Paul Burrell, ish-shërbëtori i Princeshës Diana dhe i familjes mbretërore, ka pohuar se mbretëresha është gati të “luftojë” kundër autobiografisë së Princit Harry. Në një intervistë të dhënë së fundmi ai ka thënë se:

Mbretëresha është një grua e drejtë, besnike, falëse, e dhembshur, por nëse e kaloni cakun me të më shumë se një herë, ose i thoni gënjeshtra, ju humbni respektin e saj. Dhe duket se gjërat kanë shkuar shumë larg me Harry-n dhe Meghan-in pasi ata nuk po ndalin së shigjetuari me akuza.

Burrell gjithashtu ka thënë se në kohën kur rregulli që kurrë të mos ankoheshin dhe  kurrë të mos jepnin shpjegime, mund të funksiononte, shtonte misterin dhe privatësinë e anëtarëve të familjes mbretërore. Në ditët e sotme, me sa shpejt udhëtojnë lajmet dhe mediat sociale, thjesht nuk mund të funksionojë, veçanërisht duke pasur parasysh pretendimet e Harry-t dhe Meghan-it që gjithmonë kanë akuzuar familjen mbretërore.

Ai tha se ai dyshon se mbretëresha është e shqetësuar për atë që mund të vijë më pas nga nipi i saj dhe gruaja e tij dhe kjo mund ta detyrojë atë të “luftojë”. Akuzimi i vazhdueshëm, i cili duket i pafund, ka potencialin për të bërë një dëm të tmerrshëm si për monarkinë ashtu edhe për familjen e saj. Për këtë arsye të gjithë janë të shqetësuar për atë që mund të vijë më pas nga çifti. Harry në një deklaratë është shprehur se:

Unë po e shkruaj këtë jo si princi që kam lindur, por si njeriu që jam bërë. Kam veshur shumë kapele gjatë viteve edhe në mënyrë figurative. Dhe shpresoj që duke treguar historinë time, uljet dhe ngritjet, gabimet, mësimet e nxjerra, unë mund të ndihmoj të tregoj se pavarësisht se nga vijmë, ne kemi më shumë të përbashkëta nga sa mendojmë.

Harry u zotua se kujtimet e tij të para do të tregojnë se sa të përbashkëta ka me të tjerët, pavarësisht statusit të tij mbretëror. Ai shpjegoi gjithashtu se si ishte thellësisht mirënjohës  për të ndarë atë që ai ka mësuar.

Unë jam thellësisht mirënjohës për mundësinë për të ndarë atë që kam mësuar gjatë jetës sime deri më tani dhe jam i emocionuar që njerëzit të lexojnë një përshkrim pa dorashka të jetës sime, që është i saktë dhe plotësisht i vërtetë.