Music Showbiz

Më energjik se kurrë! Ylli Limani zbulon sa këngë do të sjellë këtë vit!

Ai është një nga emrat më në zë të muzikës shqiptare. Bëhët fjalë për Ylli Limanin i cili çdo këngë që sjell kthehet menjëherë në hit. Vetëm pak ditë pas këngës së fundit, “Ndoshta”, këngëtari solli një tjetër perlë në bashkëpunim me Cricket, të titulluar “Pray”.

Por Ylli nuk ka ndërmend të ndalet! Në një postim në InstaStory, këngëtari ka treguar se deri tani, 11 këngë janë gati dhe ai mezi po pret t’i ndajë me ne.

Në fakt edhe ne mezi po presim, po ju?

Rikujtojmë, se Ylli ka bërë të ditur pak ditë më parë në rrjetet sociale se që tani e tutje do të jetë në menaxhimin e mikut të tij më të mirë, Bonart Ajvazi.