Celebrities Gossip Showbiz

Me foto nudo, Bledi Mane ‘thumbon’ Kiara Titon për koleksionin e saj të rrobave të banjës!

Pas suksesit në BBV, moderatorja përveç se ka qenë pjesën më të madhe të kohës në qendër të vëmendjes, tashmë ka krijuar brandin e saj të rrobave të banjës, për të cilin është shprehur se e kishte ëndërr, dhe së fundmi po “korr” tjetër sukses nga moderimi i “Kepit të VIP-ave”.

Është përfolur në media se ndaj moderatores janë hapur procedura ligjore, pasi një brand i njohur pretendon se moderatorja e ka kopjuar në koleksionin e rrobave të banjës që ajo ka nxjerrë në treg së fundmi e kjo ka qenë në qendër të vëmendjes. Ditën e sotme Bledi Mane ka bërë një postim në Instastory dhe duket se është një ‘thumb’ për Kiarën. Bledi ka ndarë një foto të një mashkulli pa të brendshme ku shkruan:

Të dashur miq, më në fund nxorra edhe unë linjën e re të brekëve: Bledi Mane Underwear Unisex.

Ka startuar në ekranin e Top Channel, Kepi i Vipave. Një reality show, i cili do të bëjë bashkë tetë personazhe VIP për të përjetuar një aventure të nxehtë verore në praninë e njëri-tjetrit. Në episodin e parë vëmendje ka marrë Ronaldo Sharka, i cili është shprehur për moderatoren e emisionit Kiara Titon, ku ka thënë se ajo nuk është e duhura për këtë program. Luiz Ejlli nuk mund të mos reagonte në rrjete sociale lidhur me këto që ka shprehur Ronaldo.