Celebrities Fashion

Me klas lind nuk bëhesh! Le të ndalemi pak te stili i Mbretëreshës së Spanjës, Letizia Ortiz!

Mbretëresha e Spanjës, Letizia Ortiz vazhdon të na japë mësime stili gjithnjë e më shumë me daljet e saj publike. Me rastin e ngjarjes Famelab España, të mbajtur në Madrid, Letizia zgjodhi një fustan lëkure ngjyrë të zi me një gjatësi të mesme, e kombinuar me një rrip në mes të belit për të nxjerrë në pah edhe më shumë linjat e saj elegante.

Pavarësisht nga rasti, Mbretëresha Letizia njihet dhe identifikohet për stilin klasik të saj i cili nuk njeh kufij. Veshja ishte kompletuar me një palë taka ngjyrë nude dhe një palë vathë në formë rrethore të bardha, sigurisht pa harruar edhe maskën anti-COVID.

Mbretëresha spanjolle është padyshim një burim frymëzues i modës, i stilit, i elegancës dhe për këtë ajo meriton të gjithë vëmendjen tonë. Me siguri jeni bërë kuriozë, kështu që ndiqni blook-un e adhurueshëm të saj:

Ndërkaq, ju rikujtojmë se revista e famshme “Tatler” ka cilësuar së fundmi Princeshën Beatrice Borromeo të Monakos si mbretëroren më me stil në Evropë. Beatrice, 36 vjeçe, është vajza e aristokratit italian Don Carlo Ferdinando dhe punoi si gazetare politike dhe krijuese dokumentaresh, para se të martohej me Pierre Casiraghi, 33 vjeç, djali i Caroline, Princeshës së Hanoverit dhe nipi i Grace Kelly.