Celebrities Gossip Showbiz

Më në fund zbulohet arsyeja se pse Brad Pitt kishte të njëjtin stil me të dashurat e tij!

Aktorja e njohur Gwyneth Paltrow i është përgjigjur më në fund një pyetjeje shumë të vjetër në lidhje me marrëdhënien e saj me aktorin Brad Pitt. Disa vjet më parë, njerëzit në rrjet gati u çmendën kur kuptuan se Brad pothuajse gjithmonë kombinohej me partneret e tij.

Duke filluar nga ngjyra e flokëve e deri tek stili i të veshurit, Brad nuk ka dështuar kurrë të ndikohet nga pamja e të dashurave të tij. Por kjo i la të gjithë me shumë pikëpyetje. A është bërë me qëllim? I kanë prerë flokët së bashku? Si nuk e kemi vënë re kurrë këtë? Por tanimë Gwyneth, e cila ishte në një marrëdhënie me Brad nga viti 1994 deri në 1997, më në fund po u përgjigjet disa prej këtyre pyetjeve.

Ndërsa promovonte një produkt të ri të flokëve, “Goop”, Gwyneth zbuloi se, ‘PO’, ajo dhe Brad i stilonin flokët e tyre së bashku. Aktorja u shpreh:

Prerje flokësh që kombinohen me njëri-tjetrin. Ne shkuam tek i njëjti parukier. Chris McMillan na i preu të dyve flokët ashtu.

Ndërsa Gwyneth pranon se stili i ngjashëm ishte, jo i qëllimshëm, ajo padyshim që duket sikur ka kujtime të mira nga marrëdhënia e saj e kaluar me Pitt.

Rikujtojmë se, Brad Pitt thuhet se ishte i magjepsur me personalitetin televiziv të Paula Yates dhe ai i dha asaj një unazë pas shumë flirtimi. Ylli 57-vjeçar i Holliwood-it mendohej se kishte shijuar personalitetin e Paula dhe e adhuroi atë pasi u transferua në Los Angeles me të dashurin e saj të atëhershëm Michael Hutchence, në vitin 1995.