Celebrities Gossip Showbiz

“Me pak dhunë…”, banorët e “BBV2” nuk ‘përmbahen’ që natën e parë!

Top Channel po vazhdon të sjellë projekte nga më të ndryshme televizive që i kanë mbajtur njerëzit të‘gozhduar pas ekranit’. Pas edicionit të parë të “Big Brother VIP” që padyshim ishte aq i suksesshëm sa jehona e personazheve vazhdon edhe sot, edicioni i dytë i tij ka nisur mbrëmjen e djeshme.

15 banorë janë bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri mbrëmjen e djeshme e mesa duket që natën e parë është ndjerë gara mes njëri-tjetrit, ku u shfaq edhe në diskutimet për bashkëjetesën në shtëpi. Mendimi i Luiz Ejllit nuk u prit mirë nga disa banorë sidomos nga Mikela Pupa. Këngëtari u shpreh se gjithçka duhet të bëhet me dhunë (diplomatike), por kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Mikelës, e cila i është kthyer kundra, ku ka pasur dhe mbështetjen e Armaldo Kllogjerit.

Luizi: “Funksionon. Me pak dhunë gjithçka funksionon”.

Mikela: “Këtë dhunën është hera e dytë që e përmend, ndërsa herën e tretë do të përgjigjem shumë keq. Kështu që të sugjeroj të mos e përmendësh”.

Armaldo: “Fjala dhunë këtu nuk duhet diskutuar”.

Luizi: “Është dhunë diplomatike”.

Mikela: “Nuk ka asnjë kontekst të mirë të fjalës dhunë”.

Krah Arbër Hajdarit që ishte gjithashtu në pozicionin e opinionistit dhe edicionin e kaluar, këtë vit  do të jetë një opinioniste e re, e cila është gazetarja Zhaklin Lekatari.