Celebrities Gossip Showbiz

“Më quanin ‘lejlek’…”/Nicole Kidman rrëfen pasiguritë dhe tregon problemet që ka hasur me gjatësinë e saj!

Fillimet e karrierës së  Nicole Kidman në industrinë e Hollivudit nuk kanë qenë aspak të lehta. Aktorja australiane në një intervistë për ‘The Radio Times’ së fundmi ka rrëfyer se ka marrë shumë kritika dhe është tallur shumë përgjatë viteve. Madje, disa parashikuan se për shkak të gjatësisë së saj 1.80 cm ajo nuk do të kishte sukses në botën kinematografike.

Më thanë ‘Nuk do të bësh karrierë, je shumë e gjatë’

Është e qartë se ata e kishin gabim, pasi Nicole Kidman është një nga figurat më të njohura në Hollywood: ajo fitoi një Oscar për aktoren më të mirë në vitin 2003 për rolin e saj në “The Hours” dhe grumbulloi pesë nominime të tjera gjatë karrierës së saj.

Nicole Kidman ka rrëfyer se në fakt ka gënjyer për gjatësinë e saj për të marrë një rol. Në audicione të caktuara kërkesat në këtë drejtim ishin strikte dhe aktorja australiane u detyrua të gënjente për të pasur një shans.

Më quanin “lejlek”. Më pyesnin ‘Si është ajri atje lart?! ose ‘Ti je shumë më e gjatë se sa mendoja’.

Përtej disavantazheve të gjatësisë së saj, aktorja australiane ka marrë parasysh atë që ka përjetuar dhe ua ka përcjellë mësimin e duhur dy vajzave të saj:

Ajo që ka vërtet rëndësi është se si i lejon njerëzit të thonë po ose jo për ty dhe nëse ti e pranon atë.