Celebrities Gossip Showbiz

“Më shumë para ka hedhur…”, Klea Huta dhe Elgit Doda zbulojnë të pathënat e dasmës së tyre nesër në “Më lër të flas”!

Tashmë filluar sezoni i dytë i emisionit “Më lër të flas” moderuar nga vëllezërit Veshaj. Me një larmishmëri temash, të ftuar VIP, lojërash dhe performancash në studio, “Më lër të flas” sjell alternativën më të mirë për të kaluar disa momente me të qeshura, energji dhe situata që nuk i keni parë në asnjë program televiziv.

Vetëm pak më parë faqja zyrtare e Instagramit të “Më lër të flas” ka postuar promon e puntatës së kësaj jave duke na treguar se do të kemi disa të ftuar, ku më specialët do të jenë Klea Huta dhe Elgit Doda për të na treguar disa të pathëna dhe emocionet e dasmës së tyre.

Javën e kaluar Ledri Vula ka qenë i ftuar në “Më lër të flas” në Top Channel, ku tregoi më shumë mbi albumin e tij të ri dhe jo vetëm…