Gossip Lifestyle

Më shumë të eksituara natën e Halloween-it…/Çuna, kini kujdes partneret!

Festa e Halloween-it po afrohet, mirëpo çiftet nuk duhet të frikësohen nga shpirtrat pas vdekjes dhe përbindëshat, por nga rreziku i shtuar nga tradhtia. Hulumtimi i fundit i ka kërkuar mbi 9 mijë grave të zbulojnë se si ndihen gjatë kësaj feste dhe përgjigjja e pjesës më të madhe të tyre ishte, ‘të eksituara’.

Një e treta madje ka shtuar që nata e shtrigave është pretekst i shkëlqyeshëm që të kenë një “mbrëmje të lirë” dhe atëherë “mund të ndodhë çdo gjë”. Për shumicën e grave kjo festë është rasti që të përjetojnë ndonjë fantazi të tyre nëpërmjet kostumit të cilin kanë veshur. Pra, meshkuj të dashur, kushtojin kujdes të veçantë partneres suaj më 31 tetor!

Ndërkaq, rikujtojmë se tradhtarët kanë më shumë gjasa të fillojnë një lidhje në muajin shtator, në krahasim me çdo muaj tjetër. Tradhtia rritet me 22% në fillim të vjeshtës, pasi njerëzit e pakënaqur në marrëdhënie duket se fillojnë të kërkojnë partnerë të rinj. Studimi, i kryer nga ‘IllicitEncounters’, zbuloi se 32% e grave dhe 34% e meshkujve thanë se vera e tensionon marrëdhënien e tyre.

Gjithashtu, studimi zbuloi se shtatori njihet si muaji më për tradhtinë bashkëshortore, duke tejkaluar janarin.  Përfundimi i punës nga shtëpia është një tjetër faktor në rritjen e tradhtive në vjeshtë. Një e pesta e meshkujve (21%) dhe një numër i ngjashëm grash (19%) thanë se kishin më shumë gjasa të tradhtonin kur ishin kthyer në zyrë.