Celebrities Music Showbiz

Me veprimin e fundit të Taylor Swift fansat u çmendën fare!

Këngëtarja 31-vjeçare Taylor Swift i ka befasuar përsëri fansat e saj me lançimin e versionit të saj më të ri të “Wildest Dreams”. Kjo ka qenë një surprizë për të gjithë fansat pasi askush nuk po e priste një gjë të tillë. Lançimi i këngës së re e cila është vetëm në versionin audio dhe ka ardhur pas publikimit të dy albumeve të saj me titull ‘Folklore’ dhe ‘Evermore’ të cilët janë lançuar që në vitin 2020.

“Wildest Dreams”  është një version i ri i Taylor-it dhe është jashtë albumit të saj “1989” i cili rezultoi të ishte fitues në ‘Grammy 2014’. Lançimi i këngës vjen si një dhuratë e vogël për të gjithë fansat duke pasur parasysh se ajo nuk ka publikuar ende asnjë ‘single’ nga albumi i saj i ri-regjistruar  me titull “Red (Taylor Version)”, që pritet të dalë më 19 nëntor të këtij viti.

Kujtojmë se ajo lançoi edhe albumin e saj të ri-regjistruar “Fearless” i cili u publikua në fillim të këtij viti. Swift po ri-lançon pesë albumet e saj të para “Taylor Swift”; “Fearless” i cili është ri-publikuar në në muajin prill të vitit 2021; “Speak Now”; “Red”e cila pritet të dalë këtë nëntor dhe “1989”, të gjitha këto vijnë pasi këngëtarja dëshiron që të fitojë një ndjenjë të re të pronësisë së muzikës së saj pasi drejtuesi i muzikës Scooter Braun i bleu dhe shiti regjistrimet e saj pak kohë më parë.

Ashtu si me çdo lajm që këngëtarja Swift publikon dhe fansat mbesin të gjithë pa fjalë dhe mjaft të habitur edhe këtë herë ashtu ndodhi. Këngëtarja e njohur Taylor Swift zgjodhi të anashkalojë pjesëmarrjen në MTV VMAs pavarësisht nominimeve të saj të shumta. Artistja ka qenë e nominuar në katër kategori përfshirë: “Artistja më e mirë e vitit”, “Kënga më e mirë Pop”, “Regjia më e mirë” dhe “Regjia më e mirë artistike”.