Një mekanike me thonj shumë të gjatë thotë se paragjykohet shpesh nga klientët e saj kur vijnë për të rregulluar makinën. Peyton Cicconi, nga SHBA, është gjithashtu edhe modele. E reja paraqitet në punë me minifund, gjë që nuk e pengon që të rregullojë defektet në motor apo të ndërrojë gomat.
Por, edhe pse me 7 vite eksperiencë, ajo thekson se nuk e marrin seriozisht. Peyton shprehet se:
Në punë me nënvlerësojnë. Por, duke postuar videot e mia duke punuar me makinat në TikTok, njerëzit po e kuptojnë se punën e bëj si kushdo tjetër.
Ndërkaq, Peyton Cicconi ka 1,2 milionë ndjekës në TikTok.
Cicconi fillimisht filloi t’i rregullonte thonjtë që kur punonte edhe si modele.
Fillova të argëtohesha dhe të personalizoja ngjyrat e manikyrave të thonjve që të përputheshin me bojën e makinave dhe kamionëve të mi.
@minitruckbabe How to: replace a difftential on a 350z or G35 Part: 1 . . . #tutorial #howto #carhacks #mechanic #automotive #mechaniclife #mechanicsoftiktok #longnails #nails #cargirl #sanrio #hellokitty #kuromi #nissan #350z #jdm #jdmcarsoftiktok #bluecollar #bluecollarboys #bluecollarbabe #femalemechanic #diy #cars #womenintrades #womeninstem #baddie #baddies #nissan #g35 #nailsoftiktok #carguys #carguy #carscene #learnontiktok #fyp #foryoupagе #trending #braids #boxbraids
Cicconi shpesh u tregon fansave të saj se si i vendos pjesët e makinave duke përdorur thonjtë e saj të gjatë dhe shumë fansa nxitojnë në komente për të treguar mbështetjen e tyre. Cicconi pëlqen të tregojë gjithçka për dashurinë e saj për mekanikën, por kjo nuk është gjithmonë e lehtë. Ajo ndau se shpesh është objektiv i komenteve të këqija.