Bota Gossip

Melania Trump, e fiksuar nga shtypi dhe xheloze, shumë detaje interesante në një libër!

Ajo nuk është më Zonja e Parë e Amerikës, por Melania Trump mbetet një personazh që vazhdon të ngjallë kuriozitet, tw cilin për ta shuar sadopak ka menduar Stephanie Grisham. Ish-zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë dhe e vetë Melania-s, të martën nxjerr në treg librin me titullin provokues: “I’ll Take Your Questions Now” (Tani do të marr pyetjet tuaja), frazën me të cilën i drejtohej gazetarëve në daljet për mediat.

Ky është tregimi i pas kuintave i Grisham-it, e cila për një periudhë jetoi pranë familjes presidenciale të Shteteve të Bashkuara.

Ashtu si bashkëshorti, Melania ishte e fiksuar nga artikujt që e përshkruanin në versionin e princeshës “Rapunzel”, të burgosur në kullën e kështjellës e po kështu e identifikonin edhe shërbimet sekrete. Gjithashtu, ishte xheloze dhe e acaruar nga lajmet lidhur me mashtrimet e Donald Trump-it.

Në pjesë të librit të publikuara paraprakisht, Grisham rrëfen se nga jashtë, Melania të krijonte përshtypjen e njeriut të ftohtë, por në fakt, interesohej për gjithçka që kishte të bënte me imazhin e saj publik. Me detaje lexonte të gjithë artikujt që flisnin për të, aq sa kishte një alert në Google për ta informuar në kohë reale me çdo përmbajtje ku citohej.

Melania Trump, shumë xheloze për bashkëshortin:

Historitë e tradhëtive të Donald Trump-it me “lepurushen” e Playboy-t, Karen MacDougal e me aktoren e filmave porno, Stormy Daniels e kishin inatosur në maksimum. Melania i ndaloi të shoqit t’i jepte dorën në publik, që ai të ndihej në vështirësi e në këtë mënyrë, ia ktheu me të njëjtën monedhë.

“Nuk dua të bëj si Hillary Clinton”, – shprehej ish-Zonja e Parë, referuar sjelljes së Hillary-t kur u zbulua marrëdhënia jashtëmartesore e bashkëshortit Bill, në atë kohë president i SHBA-ve me stazhieren më të famshme në historinë amerikane, Monica Lewinsky.

Në zyrën personale në Shtëpinë e Bardhë, Melania thuajse nuk shkonte e preferonte të punonte nga rezidenca private, shumë më përpara se Amerika të zbatonte masat anti-COVID.

Kujdesi për veten e saj vinte i pari, çka përfshinte orë të gjata gjumi e nuk bëhej e gjallë para orës 10:00 të mëngjesit.