Celebrities Gossip Showbiz

“Mendova se po rrahin Kristin”, Robert Aliaj hyn në studio në mes të emisionit!

Pas përfundimit të eksperiencës së tij në ‘Big Brother VIP’ ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘kokë më kokë’ me Luizin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv. Bëhet fjalë për ‘She’s On Top’, spektakël i cili sapo ka nisur në Top Channel dhe Kristi është pjesë e jurisë profesioniste që gjykon vajzat.

Ditën e sotme në rubrikën “Trotuar” në “E Diell” u diskutua në lidhje me “Instagram”-in dhe si pasojë u ngrit pyetja: “Sa të vërtetë jemi në rrjetet sociale”. Teksa vajzat e ft kundërshtuan, në studio hy babai i Kristit, Robert Aliaj, i cili si fillim shprehet:

Shumë po gërthisnit. Unë isha aty jashtë, u bëra kurioz, e thashë çfarë po bëhet aty. Shumë interesante, biseda më duket tërësisht interesante dhe shumë relevante. Me aq sa ju dëgjova, se dëgjohej shumë jashtë, thashë mos po rrahin Kristin…

Së fundmi Kristi ka postuar një ‘Ask’ në Instastoryn e tij, ku ndjekësit i kanë drejtuar disa pyetje dhe Kristi u është përgjigjur shumicës prej tyre. E sigurisht që pyetjet në lidhje me shtëpinë më të famshme në Shqipëri nuk kanë munguar.