Food & Drink Travel

Mëngjeset “lundruese”, kaq të populluara ditët e sotme…

Nëse ndodheni në një udhëtim luksoz apo e gjeni veten në postimet e influencuesve në Instagram, shanset janë të shumta që të keni parë të paktën një herë një “mëngjes lundrues”. Në rast se nuk jeni njohur me ta, ja çfarë duhet të dini: ato janë mëngjesi juaj tipik i shërbimit të dhomës së hotelit, fruta, kafe dhe të ngjashme, të shërbyer në një pishinë ose vaskë të nxehtë në vend të shtratit.

Zakonisht, ato vendosen në pjata të mëdha ose shporta shumëngjyrëshe, pastaj aksesohen me lule tropikale të ndritshme për t’i bërë ato edhe më fotogjene. Këto mëngjese janë veçanërisht të popullarizuara në Azi dhe Paqësor, veçanërisht në vendet private të vilave me mot të ngrohtë në vende si Tajlanda, Fixhi dhe Maldivet.

Gati të gjithë bien dakord që tendenca filloi në Bali. Ndërsa këto mëngjese janë bërë më të zakonshme në menutë e pushimeve gjatë 5 viteve të fundit, pandemia e koronavirusit i ka bërë ato më të popullarizuara se kurrë pasi klientët e hotelit po shmangin bufet.

Gjithashtu, është një fakt i panjohur që personeli i hotelit mund t’ju ndihmojë për shumë gjëra duke nisur që nga propozimi që mund t’i bëni njeriut tuaj të zemrës. Ata jo vetëm që janë atje për t’ju përgjigjur pyetjeve tuaja, por në të vërtetë nga ata mund të përfitoni shërbime ekskluzive.

Ndërkaq, njihuni me disa nga shërbimet më të dobishme dhe më tërheqëse për sytë që stafi i hotelit mund të bëjë për ju për ta bërë udhëtimin tuaj të ardhshëm më të kënaqshëm.

A janë bërë këto mëngjese që thjesht të postohen në rrjete sociale, apo njerëzit me të vërtetë kënaqen duke i ngrënë ato?

Përveç që fotot janë të bukura, ato shërbejnë edhe si një mjet falas marketingu dhe njerëzit i shohin mëngjeset në internet, shikojnë vendndodhjen dhe më pas duan të marrin vetë përvojën.

Rikujtojmë, se nëse doni të udhëtoni diku dhe nuk e keni vendosur akoma, “Condé Nast Traveller” ka shpallur disa nga hotelet më të mira në botë për këtë vit dhe ne ju njohim me disa prej tyre.