Celebrities Gossip Showbiz

Menjëherë pas bashkëpunimit me Kidën, Ledri paralajmëron surprizën e radhës!

Ledri Vula është një nga reperët më të njohur të showbiz-it tonë dhe padyshim prej vitesh ndër më të pëlqyerit nga ndjekësit. Ai thuajse kurrë nuk ka ndaluar së sjellur muzikë të mirë për ndjekësit e tij.

E së fundmi duket se përsëri ka vendosur të na surprizojë me një projekt të ri. Vetëm pak më parë, Ledri ka postuar një video TikTok-u me një pjesë nga kënga e re, duke na bërë gjithashtu me dije se titulli i këtij projekti të ri muzikor do të jetë “Monaco” dhe do të jetë një bashkëpunim me Cricket.

@ledrivulaxx

A PO SHKOJM?

♬ original sound – ledrivula

Kujtojmë se para pak ditësh Ledri ka lansuar projektin e tij më të fundit, e cila është një bashkëpunim me këngëtaren e njohur dhe të dashur për publikun, Kidën. Kënga titullohet “TDU” dhe është cilësuar si ‘bakllavaja e Bajramit’ dhe deri më tani është afro 6 milion klikime.

Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë një ndër çiftet më të dashura të showbiz-Si. Dyshja janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Poem Blu. Si Sara ashtu edhe Ledri postojnë vazhdimisht me vajzën e tyre dhe nuk ngurrojnë të tregojnë plot momente me të në rrjete sociale.