Celebrities Gossip Ndryshe Showbiz

Meridian Ramçaj: “Donaldi për mua personalisht është treguar i pabesë. Më paska gënjyer intuita…”

I ftuar ditën e sotme ishte Meridian Ramçaj, i cili dha një intervistë ekskluzive në “Ndryshe”, ku foli për të gjithë rrugëtimin e tij në shtëpinë e “Big Brother Vip”. Një personazh dinamik padiskutim, i vetmi që e përjetoi këtë eksperiencë dy herë, teksa kujtojmë se ka qenë edhe më parë pjesë e “Big Brother”.

Meridiani ka patur marrëdhënie të mira me disa nga banorët, e me disa të tjerë tensionet nuk kanë munguar. Ndërkohë, kujtojmë se me Donaldin ai ishte shumë miqësor gjatë qëndrimit të tij, teksa në fund, ishte pikërisht ky i fundit që e çoi në nominimin ku edhe u eleminua. Por si shprehet sot për Donaldin Meridiani?!

Donaldi për mua personalisht është treguar i pabesë. Më paska gënjyer intuita te pjesa e Donaldit, te besimi i tepërt që i dhashë. Nëse do ma bënte më parë Donaldi, edhe unë do të dija si t’i përgjigjesha, si të reagoja, për të treguar sa i aftë është edhe në debat, jo të diskutoja vetëm humor banal apo pastërtinë. E ruajti në një moment që nuk kisha si të reagoja.

Ndërkohë, edhe pse me Donaldin duket se raporti është shumë i tensionuar, Meridiani na tregon se me Beatrixën ende ka një marrëdhënie të mirë. Gjithashtu, ai u shpreh për marrëdhënien që nisi brenda shtëpisë më të famshmë në Shqipëri Beatrix-Donald, ku tregon se ishte i pari që e kuptoi shkëndijën mes tyre.

Trixa është njeri me zemër të brishtë, por nuk ishte për atë lojë për mua. Unë kam patur raporte të mira me Beatrixën. Unë jam nga ata që e kam besuar në fillim lidhjen e tyre. Ditën e tretë që kam hyrë në shtëpi i thashë do të të shikoj në sy për 10 sekonda dhe e pyeta a ka ndjenja për Donaldin, sekondin e dytë doli dhe tha “jo”. Ajo u vu në siklet. Ata nuk ishin shpallur ende. Unë besoj shumë te ndjenjat e Trixës me çfarë shikoj aty brenda.