Celebrities Gossip Showbiz

Mes thashetheme për ribashkim, Bradley Cooper dhe Irina Shayk shihen më të lumtur se kurrë së bashku!

Bradley Cooper dhe Irina Shayk vazhduan të ndezin thashethemet për pajtim të mërkurën, pasi të dy u panë duke ndarë një përqafim në rrugët e Nju Jorkut. Aktori dhe modelja ruse bënin një shëtitje me vajzën e tyre Lea De Seine, pesë vjeç.

Dyshja më pas u shfaq në një front të bashkuar ndërsa të dy ecnin dorë për dore me të voglën e tyre ndërsa kalonin rrugën. Cooper kishte një pamje të qetë gjatë daljes, i veshur me një bluzë të zezë, pantallona sportive gri dhe atlete të bardha dhe portokalli. Ndërkohë Irina ishte e veshur gjithashtu, me një bluzë të zezë, pantallona dhe atlete. Modelja mbrojti sytë nga dielli me një palë syze dielli të zeza.

Ajo e aksesoi pamjen me një çantë të zezë, me një zinxhir të artë, të vendosur mbi supe. Ndërkohë vogëlushja e tyre bionde dukej e lezetshme si gjithmonë me një fustan ngjyrë vjollce me yje të verdhë.

Dalja vjen pasi u raportua se çifti po mendonin për rindezjen e romancës së tyre, pasi Irina së fundmi ndau një foto me pushime familjare ku të dy dukeshin komod në Bahamas. Supermodelja dukej mbresëlënëse teksa ishte mbështetur në shpatullën e Bradley-t. Javën e kaluar u raportua se Bradley dhe Irina po mendojnë për të pasur më shumë fëmijë.