Food & Drink

Mësojeni! Ja sa minuta ushtrime ju duhen për të djegur kaloritë e një hamburgeri

Ngrohja e motit dhe rritja e ditës, ka shtuar xhirot tona dhe si rrjedhojë jemi më shumë kohë në aktivitet. Por shtimi i orëve të lëvizjes na bën që të kemi më shumë kërkesa për ushqime, dhe për rrjedhojë trupin e ngarkojmë me më shumë kalori. Shpesh ushqimet e rrugës apo të njohura ndryshe si ushqimet e shpejta janë ato më të zakonshmet.

Përvec kënaqësisë që na jep, kjo mënyrë e të ushqyerit na mbingarkon me yndyrna të tepërta dhjamore, dhe shtim në peshë.

Sigurisht që fundjava është ajo që na frymëzon më shumë për të çrregulluar pjesën e të ngrënit.

Edhe më të përmbajturit mund t’i nënshtrohen çokollatës, picës ose një hamburgeri. Sidoqoftë, edhe nëse hani diçka të yndyrshme, mund të humbni shumë kalori që keni fituar nga ushtrimet  që me patjetër duhet t’i kryejmë.

Por sa kohë duhet për të djegur një hamburger?

Për një hamburger klasik duhet të llogariten rreth 400 deri në 500 kalori. Kështu që ju duhen 40-50 minuta ushtrim aerobik ose gjysmë ore vrapim. Nëse i shtoni të skuqura, kaloritë rriten në 700-800 kështu që përsëri duhet të llogarisni një të katërtën e ushtrimeve aerobike.

Ndërkohë ekspertët këshillojnë ushqim me vete në rastet kur e kemi të pamundur stacionimin në shtëpi.

Merrni laps e letër që të dhënat e mëposhtme t’i keni gjithnjë në kuzhinë. Shifrat janë të qarta, duhet vetëm të bëni kombinimet e duhura për të mos e kaluar masën e nevojave të përditshme ushqimore që mund të vaiojnë nga 1500 në 2000 kalori. Ok, ndonjëherë mund të bëni edhe sikur nuk e patë një zero më shumë 😉

Selino 1425 gr – 200 kalori
Speca të vogla 740 gr – 200 kalori
Brokoli 588 gr – 200 kalori
Karrota 570 gr – 200 kalori
Pjepër 553 gr – 200 kalori
Koka kola 496 ml – 200 kalori
Qepë të kuqe 475 gr – 200 kalori
Mollë 385 gr – 200 kalori
Bizele (në kuti) – 375 gr – 200 kalori
Qumësht 333 ml- 200 kalori
Kivi 328 gr – 200 kalori
Misër (në kuti) 308 gr – 200 kalori
Rrush 290 gr – 200 kalori
Ketchup 225 gr – 200 kalori
Patate të skuqura, 70 gr- 200 kalori
Proshutë pule 204 gr – 200 kalori
Kos me fruta 196 gr – 200 kalori
Fasule të kuqe (në kuti) 186 gr – 200 kalori
Vezë 150 gr – 200 kalori
Makarona të ziera, të bardha 145 gr – 200 kalori
Avokado 125 gr – 200 kalori
Peshk ton në kuti (në vaj) 100 gr – 200 kalori
Bukë e butë në feta, 90 gr – 200 kalori
Pjeshkë të thata 80 gr – 200 kalori
Patatina 37 gr – 200 kalori
Bukë e llojit bagetë, 72 gr- 200 kalori
Salçiçe pule, 66 gr – 200 kalori
Drithëra (pak a shumë, të gjitha llojet të kësaj gramaturë) 55 gr – 200 kalori
Miell gruri 55 gr – 200 kalori
Djathë i llojit chedar 51 gr – 200 kalori
Biskota të kripura, 50 gr – 200 kalori
Çokollatë e shoqëruar me fruta të thata ose mjaltë (tip snickers) 41 gr- 200 kalori
Patatina Doritos, 41 gr – 200 kalori
Bajame të pjekura pa kripë, 35 gr – 200 kalori
Gjalpë kikiriku 34 gr – 200 kalori
Fruta të thata të përziera, 33 gr – 200 kalori
Gjalp, 28 gr – 200 kalori