Tech

Miliarderi britanik përmbush ambicien më të madhe të tij, fluturimin në hapësirë!

Biznesmeni i njohur britanik, Richard Branson ka fluturuar këtë të dielë në kufi të hapësirës, duke përmbushur kështu një nga ambiciet e tij më të mëdha. Ai u nis me raketën e kompanisë së tij “Virgin Galactic”, drejt hapësirës deri në lartësinë kur qielli bëhet i zi dhe horizonti i Tokës nis të përkulet në distancë.

Branson u shpreh se pas kësaj eksperience, së shpejti do ta shndërrojë këtë në një biznes që do të synojë dërgimin e turistëve në hapësirë. Një udhëtim në hapësirë me këtë kompani do të kushtojë rreht 250,000 dollarë. Branson nuk ishte i vetëm në këtë udhëtim, pasi ai u shoqërua nga dy pilotë dhe tre pjesëtarë të tjerë të ekuipazhit.

“Virgin Galactic” e transmetojë live këtë event. CEO i kompanisë, tha se:

Ky është një moment i madh për Virgin. Është një moment i madh për industrinë hapësinore komerciale. Por edhe një moment i madh për Sir Richard Branson, që po tregon se nëse ndjek ëndrrat, mund të kesh një impakt të madh në botë. Sot ne hapim rrugën drejt hapësirës për të gjithë. E imagjinon dot të jesh aty lart dhe të shohësh poshtë në Tokë, duhet të jetë një ndjesi e mahnitshme.

 

Pas Branson, radhën e ka Jeff Bezos, i cili e ka planifikuar fluturimin e tij për 20 korrik kurse Elon Musk po harton fluturime hapësinore me Space X.