Celebrities Gossip Showbiz

Kur e ke artin në gjak! Fifi na zbukuron ditën me një video nga fëmijëria e saj duke kënduar…

Fifi është padyshim një prej artisteve më të suksesshme dhe më të njohura shqiptare. Këngëtarja nga Ferizaj edhe gjatë kësaj periudhe mbetet e angazhuar me projekte dhe koncerte të shumta. Në jetën personale na tregon vazhdimisht se është mëse e lumtur me partnerin e saj të zemrës Adisin, teksa dhe në muzikë vjen shpesh me projekte të reja muzikore.

Bukuroshja ka ndarë disa minuta më parë një video nga fëmijëria e saj ku shfaqet duke luajtur në kitarë dhe duke kënduar. Kjo video që i ka ngjallur kaq shumë nostalgji Fifit na bëri dhe ne të kuptojmë dhe një herë se arti është i lindur.

Para disa ditësh, Fifi  është shfaqur shumë e revoltuar si pasojë e komenteve negative të njerëzve të cilët janë shprehur me fjalë nga më të ndryshmet duke gjykuar lidhjen e saj dhe të Adisit. Por këngëtarja e njohur nuk e ka lënë me kaq pasi ka bërë disa reagime në Instastory. Mes këtyre komenteve të shumta negative që Fifi ka marrë, ajo i është kundërpërgjigjur dhe një komenti për Adrola Dushin, ish-bashkëshorten e partnerit të saj Adisit.

Rikujtojmë se, para një muaji Fifi lansoi bashkëpunimin e saj me Gent Fatalin ‘Pikturë ‘ që ka mbi 12 milion klikime në platformën YouTube. Me anë të një postimi të bërë para disa ditësh në llogarinë e saj në Instagram, Fifi na ka treguar se do të sjellë një projekt të ri muzikor dhe ka kërkuar që ndjekësit e saj të japin mendimin e tyre se me kë mund të jetë bashkëpunimi.