Celebrities Gossip Showbiz

Mirëpritën fëmijën e tyre të tretë nëpërmjet një nëne surrogate?! Reagon Chrissy Teigen!

Modelja e njohur Chrissy Teigen u ka dhënë fund aludimeve se ajo dhe bashkëshorti John Legend mirëpritën fëmijën e tyre të tretë, nëpërmjet një nëne surrogate. Pasi bukuroshja postoi një foto të vajzës në Instagram, një fans e pyeti nëse ajo e kishte mirëpritur fëmijën përmes një nëne surrogate, për të cilën një ndjekës tjetër u përgjigj se Teigen përdori një protezë për tu shtirur si shtatzënë “e quajtur moonbump”. Së fundmi, modelja reagoi duke postuar në Instastory një foto nga lindja e saj cezariane, së bashku me fjalët, “Moonbump jashtëzakonisht realiste.”

Teigen ka qenë e hapur për lindjen e saj cezariane në të kaluarën. Ndërkaq, çifti njoftoi gushtin e kaluar se ata ishin në pritje të një fëmije, gati një vit pasi humbën djalin e tyre Jack në një abort. Modelja filloi fekondimin in vitro në shkurt 2022. Së fundmi Teigen ka shpjeguar për fansat kuptimin e ëmbël të emrit të vajzës së saj Esti Maxine.

37-vjeçarja tha se frymëzimi për këtë emër fillimisht u kishte ardhur gjatë pushimeve në Itali, por rastësisht, ai doli në dritë edhe si një lidhje familjare. Rikujtojmë, se së fundmi John Legend zbuloi se si ai dhe bashkëshortja e tij e mbajnë “jetën e tyre seksuale të gjallë” me tre fëmijë ‘nëpër këmbë’.

Ardhja në jetë e Esti erdhi më shumë se dy vjet pasi çifti humbi djalin e tyre, Jack, në atë që Teigen zbuloi më vonë se ishte një “abort që i shpëtoi jetën”. Ylli i “Chrissy’s Court” tha se Luna dhe Miles “nuk e kuptojnë plotësisht” atë që ndodhi në shtator 2020, por familja flet shumë për këtë. Teigen dhe Legend u martuan në shtator 2013.