Lifestyle Love & Sex

Mjeshtra nën çarçafë, për seks më të mirë drejtojuni një personi vegan…

Të gjithë e dimë se ngrënia e më shumë bimëve është e mirë për ne dhe për planetin, por disa studime thonë se përfitimet e një diete vegane shtrihen edhe në jetën tonë të dashurisë. Një studim zbuloi se 84% e vegjetarianëve raportuan se ishin të kënaqur me jetën e tyre seksuale, krahasuar me vetëm 59% të atyre që hanë mish. Por më e rëndësishmja, 95% e pjesëmarrësve veganë thanë se ishin të kënaqur.

Mishi i kuq mund të jetë një vakt i rëndë, shpesh duke ju lënë të ndiheni të lodhur dhe të përgjumur më pas. Ndërsa perimet bëjnë të kundërtën. Studimet sugjerojnë se ekziston një lidhje midis vitaminave B, që gjenden te disa perime dhe prodhimit të serotoninës. Ky është një nga kimikatet në trurin tuaj që ju bën të lumtur. Dietologia me bazë në Londër, Lily Soutter, shpjegon:

Dieta mesdhetare ka qenë prej kohësh e njohur për mbështetjen e një zemre të shëndetshme, por hulumtimet kanë treguar gjithashtu se këto përfitime mund të shtrihen në shëndetin seksual, duke reduktuar rrezikun e mosfunksionimit erektil dhe duke ruajtur funksionin seksual. Pra, duke ngrënë më pak mish, peshk dhe bulmet dhe duke i kushtuar vëmendje ushqimeve me bazë bimore, gjërat me siguri mund të duken shumë më mirë në dhomën e gjumit.

Rikujtojmë se, është krejtësisht e shëndetshme dhe normale të duash seks shpesh. Trupi dhe truri  dëshiron kënaqësinë dhe fakti që ju jeni kaq në kontakt me atë që dëshironi është fantastike. Por të jesh i fiksuar pak seksit shpjegohet dhe në disa forma të ndryshme, bazuar në këto elemente…

Shkenca dhe njerëzimi çdo ditë po bëjnë hapa drejt kuptimit më të thellë të orgazmës femërore dhe së fundmi një grup hulumtuesish kanë zbuluar atë çfarë ata besojnë se është mënyra më e mirë për t’i kënaqur gratë. Duket se orgazmat mund të mos kenë të bëjnë asgjë me anatominë e gruas apo aftësinë për të performuar në shtrat.

Aftësia e një gruaje për të përjetuar orgazëm nuk ka të bëjë asgjë as me anatominë e burrit. Duket se orgazma varet nga çfarë lloji burri ke përkrah. Sipas hulumtimeve të reja, ka disa karakteristika të cilat tregojnë se disa burra janë shumë të mirë në seks dhe u ofrojnë orgazma më të shumta.