Celebrities Gossip Showbiz

Modelja Mia Regan shkëlqen me këtë outfit!

Mia Regan është 19-vjeçarja bukuroshe e cila gjithnjë na ka surprizuar me fotot e saj provokuese. E dashura e Romeo Beckham, Mia Regan, dukej elegante teksa doli me babanë e saj Des të martën. Modelja u shfaq me një bluzë të kaltër dhe një fund të bardhë, teksa mbante një çantë rozë dhe dukej vërtet me stil.

Ajo e bashkoi veshjen e saj elegante me një palë këpucë të zeza të trasha. Mia theksoi pamjen e saj të bukur natyrale, ndërsa flokët e saj ishin të lëshuara. Ajo zgjodhi një sërë unazash argjendi dhe një byzylyk për të kompletuar pamjen e saj.

Mia, e cila është në një lidhje me Romeon prej tre vitesh, ka pozuar përkrah babait të saj Des, i cili dukej elegant me pantallona ngjyrë blu, një këmishë blu dhe një palë këpucë ngjyrë kafe.

Kujtojmë se thashethemet janë përhapur se ka tension mes Mia-s dhe gruas së re të Brooklyn-it, Nicola Peltz dhe me nënën e Romeos, Victoria, që thuhet se dëshiron të qetësojë situatën mes tyre. Dyshja nuk janë fotografuar së bashku, por kanë kaluar kohë së bashku në raste familjare, së fundmi në dasmën e Brooklyn dhe Nicola në Palm Beach muajin e kaluar.