Celebrities Film & Tv

Momente nga nata e madhe e premierës së “5 Herë Jo” në Cineplexx, TEG!

Ashtu siç tanimë është mësuar nga të gjithë, mbrëmjen e djeshme ishte premiera e madhe e “5 Herë Jo”. Ky film aq i shumëpritur nga publiku dhe aq i komentuar përgjatë muajve të fundit, u shfaq mbrëmë për herë të parë në Cineplexx TEG.

Aktorë, moderatorë, këngëtarë apo personazhe të showbizit shqiptar kanë parakaluar në tapetin e kuq. Kjo është premiera e filmit të parë të realizuar nga Bora Zemani dhe Donald Veshaj me regjisor Erion Bubullimën.

Duke filluar nga 13 Dhjetori, “5 Herë Jo” mund ta ndiqni në çdo kinema. Më poshtë mund të shihni disa nga momentet gjatë premierës dhe të ftuarit e pranishëm…